Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se sigurimi për Policinë e Kosovës është determinuese, por se sipas saj Qeveria Kurti një gjë të tillë nuk e ka bërë akoma.
‘’Jo në fakt nuk ka. Sigurimin shëndetësor të Policisë ishte dashur të siguroj Ministria e Shëndetësisë. Është determinuese që Policia të ketë sigurim shëndetësore, por kjo Qeveri çdo vit ka thënë se do e sjellin në Kuvend këtë ligj, por nuk e kanë sjellë’’, thotë ajo.
Kadrijaj, megjithatë thotë se mund të ketë diçka ‘’kozmetike’’ rreth kësaj çështje.
‘’Mundën me bërë diçka kozmetike, sepse kjo Qeveri e ka përformancën zero’’, deklaron ajo.
Deputetja e AAK-së, thekson se këtë vit Qeveria Kurti mund bëjë ngritjen e pagave, për shkaqe elektroale.
‘’Meqë jemi në vitin e fundit, për shkaqe elektorale, mund të i ngritin pagat, por shpresojmë të ketë edhe sigurime shëndetësore’’, deklaron ajo.