Bekim Haxhiu, anëtar i Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me premtimit e Qeverisë “Kurti” për sigurimin e banesave për çiftet e reja thotë se ka qenë thjesht mashtrim për të siguruar vota dhe asgjë më shumë.
“Ky ka qenë vetëm një mashtrim elektoral mashtrues i Kurtit, asgjë më shumë. Asnjë hap nuk është bërë për këto tri vite e gjysmë të Qeverisë. Ka qenë një prej premtimeve mashtruese të kryeministrit, sikur edhe shumë premtime të tjera”, tha ai.
Haxhiu thotë se ky premtim ka pasur për qëllim vetëm sigurimin e votave, dhe se pas mashtrimit çiftet e reja po detyrohen të ikin jashtë vendit
“Nëpërmjet këtij mashtrimi është munduar Kurti të fitoj vota e rinisë apo çifteve të reja të cilët kanë nevojë për të siguruar çështjen e banimit por nuk është bërë asgjë në këtë pjesë. Ua ka marrë votat, i ka mashtru rininë, i ka mashtruar edhe ata tash po detyrohen me ikë jashtë vendit sepse e kanë kuptuar që kanë qenë të mashtruar prej Albin Kurtit”, tha Haxhiu.