Stoilkoviq ministër i qeverisë së re në Maqedoni, Ramadani: Lajm për të festuar Rusia e Serbia

Aktuale

Stoilkoviq ministër i qeverisë së re në Maqedoni, Ramadani: Lajm për të festuar Rusia e Serbia

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:52
Burim Ramadani

Ish-drejtori i AKI-së, Burim Ramadani është shprehur se shtetet e Ballkanit po sfidohen nga agjendat ruse e serbe. Ai ka thënë se përfshirja e eksponentëve të kësaj agjende në pozicione të larta qeveritare në Maqedoninë e Veriut është lajm për të festuar Rusia e Serbia.

Ky reagim i Ramadanit vjen pasi lideri i Partisë Demokratike Serbe (PDS) në Maqedoninë e Veriut, 62-vjeçari Ivan Stoilkoviq, është pjesë e kabinetit qeveritar.

"Ivani i BIA-s serbe sfidon shtetin e NATOs - Maqedoninë e Veriut - për t’u bërë Zv/Kryeministër. Fatkeqësisht, për këtë feston Rusia e Serbia! Ivan Stoilkoviq është i njohur për politikën anti-shqiptare jo vetëm në RMV, por në Ballkan", shkruan ndër të tjera ai.

"Sipas dokumenteve të publikuara në vitin 2018 nga OCCRP, Stoilkoviq ka qenë në koordinim me punonjësin e BIA-s në Shkup, Goran Zhivaljeviq. Qëllimi, sipas këtij dokumenti, ishte nxitja e protestave për të pamundësuar rotacionin e pushtetit në vitin 2017", thekson Ramadabi në "X" ku edhe ka publikuar një fotografi.

Ai ka shtuar se Stoilkoviq është i njohur për lidhjen e ngushtë me Rusinë dhe viziton Moskën rregullisht. "Në konferencën e sigurisë që e organizojnë shërbimet ruse, Stoilkoviq është pjesëmarrës i rregullt që nga viti 2019. Atij i është ofruar mundësia që të zgjedhet Zv/Kryeministër i një shteti të NATOs, pra Maqedonisë së Veriut.

Për më keq, edhe ministër për Komunitete. Dmth, për shqiptarët kryesisht", shton Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat