Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja zhvilloi sot aktivitete trajnuese për kontrollin e trazirave në Prishtinë.
Misioni i NATO-s në Kosovë vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX).
Me të cilët punon në koordinim të ngushtë, thuhet në njoftim.