Vazhdon gjykimi në Hagë, dëshmitari i sotëm pa masa mbrojtëse

Aktuale

Vazhdon gjykimi në Hagë, dëshmitari i sotëm pa masa mbrojtëse

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 07:02
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot nga ora 09:00 do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka njoftuar për gazetën se dëshmitari i sotëm ka të ngjarë të dëshmojë për 2 ditë radhazi dhe në seancë publike.

“Dëshmitari i së hënës nuk do të ketë masa mbrojtëse, kështu që dëshmia, e cila ka gjasa të zgjasë dy ditë, duhet të jetë publike”, tha Bennett.

Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat