Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, që të mos e votojnë Donald Trumpin për president.
Maralusha në një postim në Facebook u shpreh se ata shqiptarë që ia japin votën Trumpit/Grenellit do t’ia shesin Trepçën dhe Ujmanin, Serbisë.
Sipas tij, ka një marrëveshjes mes palëve, ku shteti serb i ka premtuar i ka premtuar 10% të prodhimit vjetor të Trepçës, Trumpit/Grenllit dhe dhëndrit të Trump, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Për shqiptarët në SHBA: Ata që ia japin votën Trumpit/Grenllit, do t’ia shesin Trepçën dhe Ujmanin, Serbisë. Serbia i ka premtuar 10% të prodhimit vjetor të Trepçës, Trumpit/Grenllit dhe dhëndrit të Trump. Dhëndri i Trumpit është duke e ble bregdetin e Shqipërisë duke e korruptu Edi Ramën.