Asamblisti i VV-së, në Komunën e Prishtinës, Arbër Limani, thotë se duhet shikuar buxheti i vitit 2025 për kryeqytetin.
‘’Duhet me analizu, me rishiku buxhetin’’ thotë ai.
Limani, potencon se kanë disa kërkesa për buxhetin e ardhshëm të kryeqytetit.
‘’Kemi edhe ne disa kërkesa që kemi me i parashtruar aty. E kemi atë me arkitetkin e Prishtinës, kontratat e dëmshme, me i këqyre projektet’’ thekson ai.
Asamblisti i VV-së, thotë se deri më tani nuk është shqyrtuar akoma buxheti, pasi që nuk është sjellur deri më tani.
‘’Por akoma nuk e kanë sjellë që me shqyrtu’’ thotë Limani për frontonline