Punëtorët teknik të Parlamentit të Kosovës kërkojnë rritje page, japin afat një javë deri në grevë

Aktuale

Punëtorët teknik të Parlamentit të Kosovës kërkojnë rritje page, japin afat një javë deri në grevë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 13:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar nëpërmjet një postimi se punëtor të një sektori privat pritet të shkojnë në greva.

Ai bashkë me punëtorët teknik të Parlamentit të Kosovës morën një vendim për këta të fundit.

“Kjo javë të shërbej për dialog me udhëheqjen e Parlamentit të Kosovës lidhur me rritjen e pagave, nëse nuk arrihet pajtueshmëri me ta atëherë nga e marta fillon greva deri në plotësimin e kërkesës për rritje të pagës” shkroi Azemi në Facebook.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat