Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar ditën e komuniteti egjiptian të Kosovës, teka ka thënë se ky komunitete reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë, por edhe rëndësinë e unitetit e solidaritetit.
Siç njofton Presidenca, Osmani ka shtuar se Kosova është shtëpia e përbashkët e ë gjitha komuniteteve.
“Komuniteti egjiptian i Kosovës reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë së Kosovës, por edhe rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit. Shteti ynë është shtëpi e përbashkët e të gjitha komuniteteve, pavarësisht dallimeve. Komunitetit egjiptian është pjesë e historisë së suksesit të shtetndërtimit tonë, sikurse edhe e jetës institucionale. Gëzuar ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës!”, thuhet në njoftim.