Kujdes: Posta e Kosovës me njoftim të rëndësishëm

Aktuale

Kujdes: Posta e Kosovës me njoftim të rëndësishëm

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Posta e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, të mos klikoni asnjë link që ju vjen në tekstin e këtij mesazhi, si dhe mos jepni informacion sepse mund të marrin të dhënat tuaja.

Bëhet fjalë për disa mesazhe që dërgohen kinse “adresa nuk përmban numër shtëpie, andaj duhet përditësuar adresën sa më shpejt që është e mundur”.

“Këto mesazhe nuk janë të Postës së Kosovës!

Informatat zyrtare të Postës së Kosovës mund t’i gjeni vetëm në rrjetet tona sociale ose webfaqen tonë”, thuhet tutje në njoftimin e postës.

Image
Mesazhi
Image
Mesazhi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat