Mbrëmjen e sotme duket se është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri.
Beqiri në të kaluarën kishte qenë edhe asistent i kryeministrit Albin Kurti.
Në pamje shihet teksa Beqiri i reziston arrestimit, por që shpejt përfundoi në pranga.

Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit të tij.