Kush e ka fjalën e fundit për hapjen e urës së Ibrit?

Aktuale

Kush e ka fjalën e fundit për hapjen e urës së Ibrit?

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 07:11
Ura kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në dy komuna. (Foto:Reuters)

Tema e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër ka përcjellë shumë qeveri në Kosovë dhe diplomatë të huaj, ndërsa vazhdon të diskutohet edhe sot.

Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut bëhet thirrje që ura të hapet, por faktori ndërkombëtar apelon për koordinim në çdo hap.

Kush e ka fjalën e fundit për hapjen e saj?

Simbol i ndarjes dhe vend i tensioneve janë vetëm dy nga mënyrat se si është përshkruar ndër vite ura kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën në dy komuna.

Për dikë, hapja e saj është edhe simbolikë dhe çështje tërësisht politike, pasi qytetarët gjejnë rrugë alternative për të kaluar nga një zonë në tjetrën.

Diskutimet për urën janë aktualizuar në javët e fundit, pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat