Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, me homologun kroat do të flasin për bashkëpunimin në mbrojtje

Aktuale

Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, me homologun kroat do të flasin për bashkëpunimin në mbrojtje

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 14:04
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do ta vizitojë nesër Kroacinë. Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Për këtë vizitë njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë, “në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Europën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë”.

Pritja zyrtare do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë nga ora 10:00.

Pas takimit, ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat