Në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Dukës së Madh të Luksemburgut, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut.
Ajo mori pjesë edhe në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Gërvalla e uroi Dukën e Madh dhe homologun e saj Bettel për Ditën Kombëtare, duke theksuar miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut, marrëdhëniet e ngushta të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të frytshëm, duke konsoliduar lidhjet tona në fusha të ndryshme si dhe duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal.