Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka vlerësuar se sanksionet e BE-së kundër Kosovë dh të Kosovës kundër Serbisë kanë varfëruar qytetarin e vendit.
Shahini thotë se Qeveria duhet të koordinohet mirë me faktorin ndërkombëtar që t’i tejkalon pengesat ekonomike e politike.
“AKB vlerëson se sanksionet e BE-së kundër Kosovës kanë ndal zhvillimin ekonomikë, politik dhe integruese të vendit tonë, humbjet janë shumë më të mëdha se sa që dihen për arsye se zingjiri sanksionues ka ngadalësua Kosovën që mos të kemi as njohje të reja dhe as një anëtarësim në asnjë mekanizëm ndërkombëtar tash e shumë kohë.
Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet mire me faktorin ndërkombëtar që ti tejkalon këto dy pengesa ekonomike dhe politike”.