Dimal Basha i reagon ashpër Peter Stanos: Hajgarexhi, skuqu pak se mu po më vjen marre për ty

Aktuale

Dimal Basha i reagon ashpër Peter Stanos: Hajgarexhi, skuqu pak se mu po më vjen marre për ty

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 16:40
Dimal Basha dhe Peter Stnao

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, pas deklaratavetë këtij të fundit për Banjskën.

Basha e ka quajtur atë “hajgarexhi”.

Ai ka shtuar se Radojçiqi “e ka pranuar me gojë të vet”.

“Kqyre këtë hajgarexhinë, Për Kosovën masa pa asnjë arsye, e kurrfarë raporti! Për Serbinë asnjë masë per sulmin terrorist, sepse po presin raport, edhe pse Radojçiçi e ka pranu me gojë t’vet!”

Në fund Basha ka shkruar: “Bile skuqu pak, se mu po m’vje marre për ty!”

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se për “të proceduar” me veprime për sulmin terrorist në Banjskë duhet të finalizohet raporti i hetimeve nga autoritetet e Kosovës.

“Hetimi duhet të përfundohet nga autoritetet e Kosovës. Kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë në krye të hetimit dhe të sigurojnë ose të ndajnë gjetjet e plota të hetimit dhe kjo s’ka ndodhur ende, prandaj nuk mund të procedojmë pa e pasë rezultatin e hetimeve”.

Stano tha se menjëherë pas sulmit e kanë bërë të qartë atë se çfarë BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia kur është në pyetje për “pjesëmarrjen e mundshme apo mbështetjen nga ana e Serbisë për këtë sulm të tmerrshëm”.

“Kjo është ose duhet të jetë subjekt i investimeve dhe të gjeturat, shpresojmë, të kenë në raportin final të hetimeve, që ende nuk është përfunduar akoma ose nuk është ndarë me ne së paku”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat