Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg.
Zëvendëskryeministrja Gërvalla këtë takim me Cameron-in e ka realizuar në “Place Guillaume II”.
Ky takim ndodhi pasi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut me ftesë të Dukës së Madh.
Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, Gërvalla e uroi Dukën e Madh për Ditën Kombëtare, duke theksuar “miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut”.