Përplasje e ashpër Kërstiq- Gashi: Ambasada amerikane s’komunikon me Qeverinë tonë- tregom qysh?

Aktuale

Përplasje e ashpër Kërstiq- Gashi: Ambasada amerikane s’komunikon me Qeverinë tonë- tregom qysh?

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 21:35
Gashi, Kërstiq

Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy komentatorëve politik, Blerim Gashi dhe Branislav Kërstiq , të cilët në dhanë mendime të ndryshme lidhur me masat e sanksioneve të dhëna nga BE për shtetin e Kosovës, dhe se kujt i takon faji për gjendjen aktuale.

Teksa Gashi fliste për masat dhe gjendjen në veriun e vendit, përmendi me rend disa nga ngjarjet e shtatorit të kaluar.

“Mësho e sakato trupat e Kforit, fajëso Kosovën Kidnapo policë, fajëso Kosovën, hajde Banjska mos dil raporti, fajëso Kosovën”, tha Gashi teksa i vënte në pah veprimet e komunitetit serb në Banjskë.

Mirëpo “halle” tjera kishte analisti serb, Bratislav Kërstiq i cili deklaroi se populli është viktimë e propagandës së pushtetit në Kosovë.

“Për mua është shqetësuese se ju nuk keni shqetësim që jemi në pragun e izolimeve politike, hajde sqaroje se si ambasada amerikane nuk komunikon me qeverisjen tonë, Jemi viktima të një propagande nga pushteti ekzektiv në Kosovë”.

Ai derisa fliste për figurën e presidentit të Serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se ai është nën kontroll të ambasadës amerikane, tash e 12 vite.

“Ky zotëria është nën kontroll të Moskës, kjo është propagandë”, tha Gashi teksa kundërshtoi fjalën e Kërstiq rreth deklaratës për kontrollën amerikane.

“E Radoiçiq a është nën kontroll, atakimi i ushtarëve të kforit a është nën kontroll,kjo s është analizë, është propagandë”, vazhdoi tutje Gashi.

“Jo, Banjska ke një dhuratë për zotëri Kurti, për me e plotësu sovranitetin e vendit dhe ajo nuk është veç punë e Beogradit”, deklaroi Kërstiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat