Gazetari serb Branislav Kërstiq është shprehur i bindur se Asociacioni i komunave serbe do të bëhet me ose pa kryeministrin Albin kurti.
Kërstiq, ka thënë se Kurti duhet të di t’i respektoj obligimet ndërkombëtare.
“Është momenti i fundit që Kurti me kuptuar se çka janë obligimet ndërkombëtare, çka është duke kërkuar bashkësia ndërkombëtare nga ne që me i plotësuar obligimet që i kemi marrë”.
Tutej ai ka thënë se hapi i parë që duhet ta bëjë Qeveria është që ta dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse Kurti nuk e qon (draftin e Asocacionit në Kushtetuese) do të ballafaqohet me një izolim nga SHBA-të dhe BE-ja”, ka thënë Kërstiq.
Ai ka thënë se qëndrimi i ndërkombëtarëve lidhur me Asociacionin është i qartë se ai do të bëhet pavarësisht se kush është në krye të qeverisë.
“Me Kurtin ose pa Kurtin Asociacionin do të behët”, është shprehur Kërstiq.