Dugolli për takimin në Bruksel: Duhet parë si një përpjekje që prodhon diçka, por...

Aktuale

Dugolli për takimin në Bruksel: Duhet parë si një përpjekje që prodhon diçka, por...

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 00:19
Enver Dugolli

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli tha se takimi i nesërm në Bruksel, është  përpjekje e përfaqësuesve të BE-së, që sipas tij mund të prodhojë diçka.

“Mirëpo gjatë ksaj kohe ne në Kosovë nuk kemi parë një gatishmëri apo seriozitet sa i takon vërtetë shtyrjes së kësaj agjnde për t’i detyruar palët në këtë rast Serbisë për shkak se Serbia i ka dërguar dhe zyrtarisht letër BE-së për t’u tërhequr nga marrëveshja, dhe për pasojë nuk kemi parë ndonjë reagim apo fishkëllimë prej arbitrit apo BE-së, i cili do t’i tërhiqte vërejtjen Serbisë, sepse ai ishte një sinjal i cili do të tregonte që edhe pse janë dakordu gojarisht Serbia insitimi i Kurtit për nënshkrim ishte një siguresë që të përtdorjej edhe nga BE-ja për të shtyrë këtë proses mirëpo ajo nuk ndedhi”, tha Dugolli.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të takohen në Bruksel  për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

”Kosova nuk e ka kundërshtuar asnjëherë dialogun, ne sjemi kundër dialogut. Por gjithmonë duke marrë mësime nga e kaluara. Jemi dëshmitarë që shumë marrëveshje të nënshkruara janë votuara në Kuvendin e Kosovës si marrëveshje ndërkombëtare. Gjithçka që është nënshkruar është zbatuar ka qenë detyrë e ndërmjetsit që të bëjë presion që ato marrëveshje të zbatohen, Kosova ka paguar çmim për mosdakodrim apo mos kordinim siç është quajtur”, tha Dugolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat