Dugolli: BE ka qasje të pabalancuar

Aktuale

Dugolli: BE ka qasje të pabalancuar

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 00:48
Enver Dugolli

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli tha se Bashkimi Evropian nuk ka qasje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Dugolli mos gatishmëria e BE-së për ndeshkimin e Serbisë sjell situata si kjo që Stano thotë se BE nuk ka pranuar raport për Bajnskën nga Kosova.

‘BE ka qasje të pabalancuar sa i takon Serbisë, po te konstatonin dhe po ta merrnin si të mirëqenë raportin do duhej të merrnin masa ndaj Serbisë.

Dhe mos gatishmeria e BE-së për të marrë masa ndaj Serbisë e prodhon një situatë të tillë që Stano thotë se kemi një raport, Kurti është i gatshëm me dërgu edhe me fakte shtesë raporotin qysh nesër”, tha Dugolli

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat