Ish-ministri i Mjedisit Dardan Gashi, ka pasur një përplasje të ashpër mbrëmë me deputetin nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Haliti.
Gashi i ka thënë deputetit të partisë në pushtet, që të “skuqet, pasi e ka një ministre si Donika Gërvalla”.
Ai ka thënë se Gërvalla nuk punon “kurrgjë” dhe se ajo është vetëm “ministre e ashtuquajtur, sepse nuk e kryen punën” e saj.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Avni Zogiani nga Vetëvendosje, përcjell Bota sot.
“Skuquni, thotë Dardan Gashi!
Dardani ka qenë autor i një raporti të OSBE mbi UÇK, më i tmerrshmi që është bërë pas lufte!
Madje në ambientet e gazetarëve, thuhej që kur ky është bërë ministër pat thënë "unë kisha frikë që po m'vrajnë, këta m'bënë ministër".
Sot ky i thotë dikujt të skuqet! Këta vërtetë mendojnë që mund ta editojnë historinë!”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook./Botasot