Basha thotë se Lajçak ka dështuar në dialog: Ai dhe Borrell le të merren me Vuçiqin

Aktuale

Basha thotë se Lajçak ka dështuar në dialog: Ai dhe Borrell le të merren me Vuçiqin

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 09:40
Dimal Basha

Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se po përgatitet për hapa të mëtejmë në dialog dhe se mandati i tij nuk është afër fundit.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, në një intervistë për median ka folur dhe për rolin e Lajçakut në dialog, derisa ka thënë se ai ka dështuar deri tani.

Sipas tij, ai dhe Borrell duhet të merren me Vuçiqin pasi është Serbia ajo që nuk po e pranon marrëveshjen e arritur dhe ata duhet ta detyrojnë atë ta zbatojë marrëveshjen.

Nëse ka dështuar deri tash, duke i parë veprat dhe historinë e tij, është e dëshmuar se ai ka dështuar deri sot, për shkak se nuk ka nevojë më për dialog pasi kemi një marrëveshje, tash ai mund të flasë vetëm për zbatim të asaj marrëveshje për të cilën po thotë Serbia se nuk e pranon dhe po çon letra që nuk do ta respektojë dhe rrjedhimisht s’ka as sekuencim e as zbatim të saj, kështu që Lajçaku duhet të merret me Vuçiqin po edhe BE-ja në këtë rast, edhe Borrelli edhe gjithë të tjerët. Arsyeja se pse ka dështuar kjo marrëveshje mendoj që është Serbia, ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë, Lajçaku mendon të konkretizojë diçka para daljes së tij, duhet ta detyrojë Serbinë ta zbatojë marrëveshjen”, deklaron deputeti Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat