Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ftuar në emisionin “Sante”, preku edhe çështjet politike.
I pyetur se cili nga politikanët sipas tij nuk kryen funksion në pozitën që ka, përgjigjet e tij ishin të sakta dhe pikante.
“Te Lëvizja Vetëvendosje i ki 80 përqind të grupit.
E për shembull në Qeveri, Artane Rizvanolli s’di çka bën, këta të mbrojtjes nuk e di, Xhelal Sveçla është tipik i Albinizmit dhe Vetëvendosjes dhe mendoj që nuk ish dashur me qenë kurrë ministër”, u shpreh Gashi.