Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka publikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, kur thoshte pas sulmit në Banjskë se nuk do te ketë dialog dhe se Serbia duhet të ndëshkohet.
Në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se tash Kurti po shkon në Bruksel pa u vendosur masa ndaj Serbisë e të njëjtën kohë duke pasur masa ndaj Kosovës.
Deputeti opozitar akuzoi kreun e ekzekutivit se për mungesë të konsistencës dhe se sipas tij, Kosova ka rënë në grackën e mashtrimit.
“Kryeministër i kujt është Albin Kurti? Në Bruksel duhet me shku për me pa se në çfarë gjendje jemi a? A nga Vuqiqi e kupton se ku jemi a?” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Kosova ka rënë në grackën e Albin Kurtit, si lider pa konsistencë dhe me mashtrimin si levë të veprimit politik.
Para 8 muajsh Albin Kurti për gazetën “Financial Times” deklaron se:
“Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ndodhi në Banjskë, definitivisht nuk do të ketë dialog”.
E sot, shkon dhe vizatohet në Bruksel para Vuqiqit.
Pse? Çka ndryshoj? A ju vendosen sanksionet Serbisë?! Apo nuk na u hoqën neve tash e 366 ditë.
Absurditeti dytë.
Dje Albin Kurti deklaron para medieve:
“Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje jemi”!
Kryeministër i kujt është Albin Kurti? Në Bruksel duhet me shku për me pa se në çfarë gjendje jemi a? A nga Vuqiqi e kupton se ku jemi a?
Kryeministër pa integritet, pa vizion dhe pa fije dinjitet nuk mbahet mend të ketë pasur Kosova.
Mashtrues i ligë!