Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe tashmë i pavarur, Haki Abazi, nuk nguron me kritika ndaj ish- partisë së tij.
Abazi ka komentuar tubimin e rinisë së Vetëvendosjes, duke e quajtur parti të formuar nga Momir Bullatovic, ky mik i afërt i Millosheviçit.
Sipas tij, Kurti e ka sjellë frymën dhe mendësinë e tij.
“Leksion rinisë të LVV, nga Partia e formuar nga Momir Bullatovic. Bullatovic ka qenë miku më i afërt i Milloshevicit dhe ideator i turturës dhe dhunës sistematike shtetërore me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve nga trojet e tyre që dikush ishin nën Jugosllavi.
Kurti e sjellë këtë frymë dhe këtë mendësi të ligjëroj në Kosovë, nuk ka si të jetë the ofendim më i keq përpos që në panel të ishte edhe Ivica Dacic nga Partia Socialiste dhe ndonjë zyrtar JUL të Mira Markovic”, ka shkruar Abazi.
Postimi i plotë:
Leksion rinisë të LVV, nga Partia e formuar nga Momir Bullatovic. Bullatovic ka qenë miku më i afërt i Milloshevicit dhe ideator i turturës dhe dhunës sistematike shtetërore me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve nga trojet e tyre që dikush ishin nën Jugosllavi.
Kurti e sjellë këtë frymë dhe këtë mendësi të ligjëroj në Kosovë, nuk ka si të jetë the ofendim më i keq përpos që në panel të ishte edhe Ivica Dacic nga Partia Socialiste dhe ndonjë zyrtar JUL të Mira Markovic!
Është shumë mirë që rinia e ka kuptuar manipulimin dhe në numra margiinal janë në prezencë! Megjithatë nuk duhet lejuar që fryma e të majtës sllave të ketë fole tek shqiptarët!