Deklaratën e BE-së për tri ligjet që do të jenë në votim nesër në Kuvend, pas Gjermanisë, e ka mbështetur edhe Italia.
“Ne e mbështesim plotësisht deklaratën e BE-së në Kosovë për projektligjet për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.”
Ambasada e Italisë në Kosovë “përafrimi me standardet e BE-së dhe KiE-së është jetik për Kosovën dhe ne i bëjmë apel Kuvendit të Kosovës që të marrë parasysh amandamentet e propozuara”.
Kurse Jorn Rohde ka thënë se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.
“Pavarësisht se këto tri ligje janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE’së, shumica e rekomandimeve të BE’së dhe KiE u injoruan”.
Ai e “këshilloi” Kuvendin e Kosovës që t’i rishqyrtojnë amandamentet e propozuara dhe harmonizoni draftet përpara votimit.