Maloku e sheh takimin Kurti-Vuçiq si lamtumirës nga Borrelli

Aktuale

Maloku e sheh takimin Kurti-Vuçiq si lamtumirës nga Borrelli

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 18:13
Albinot Maloku

Analistit politik, Albinot Maloku, duke folur për takimin e sotëm të Kurtit dhe Vuçiq që do të mbahet në Bruksel ka thënë se nuk pret diçka konkrete nga ky takim.

Ai ka thënë se ky takim më shumë është një lamtumirës i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.

“Kam përshtypjen se dy palët këtë takim po e shfrytëzojnë për kusure politike të brendshme. E kam cilësuar si takim lamtumirës të Borrellit i  cili është në mbarim të mandatit të tij. Në kushte normale brenda 3-4 muajve duhet të kemi lëvizje në udhëheqjen e BE-së. Është takim lamtumirës dhe tentimit të shtyjë diçka përpara në lidhje me jetësimin e planit franko-gjerman”, ka thënë ai.

Borrell ka takuar në takime të ndara Kurtin e Vuçiqin, ndërsa për në ora 18:00 është paralajmëruar një takim tre palësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat