Pamje nga vërshtimet në fshatin Kuk të Opojës pas reshjeve të mëdha të shiut

Aktuale

Pamje nga vërshtimet në fshatin Kuk të Opojës pas reshjeve të mëdha të shiut

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 18:57
Pamje nga video

Në fshatin Kuk të Opojës ka pasur vërshime të mëdha pas shiut të madh javën e kaluar në Kosovë.

Mediumi lokal “Opoja.net”, ka publikuar pamje nga këto vërshime.

Një rrugë e fshatit Kuk shihet e vërshuar nga uji, pas reshjeve të mëdha të shiut.

Vërshime ka pasur edhe në disa qytete tjera të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat