Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Plenkoviq, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se gjatë takimit me ministrin Maqedonci, kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.
“Takova ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe mbështetje të vazhdueshme për rrugën euroatlantike të Kosovës.
Gjithashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes në mes Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar kryeministri kroat.