I arrestuari sonte për spiunazh është Aleksander Vlajiq, ish-polic i Kosovës.
Prokuroria Speciale ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje se në Mitrovicë është arrestuar një person me inicialet A.V për spiunazh.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.
Javë më parë në Ferizaj janë arrestuar dy persona për spiunazh. Të arrestuarit ishin njëri ish-zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tjetri ish- punëtor i Doganës së Kosovës