Punën e Qeverisë për menaxhimin e Ndërmarrjes “Trepça” e ka kritikuar edhe ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj. Ai ka përmendur premtimin e VV-së për këtë ndërmarrje që nuk e zbatoi.
“Vetëvendosja ka premtuar që ndërmarrja publike sidomos Trepçën do ta ketë në prioritet të lartë, por nuk është”.
Mulaj ka thënë se Bordi i Ndërmarrjes duhet të merren me problemet e minatorëve. Sipas Mulajt, “Trepça” duhet të jetë kompani konkurruese në tregjet e reja.
“Duhet të jetë kontribuues i zhvillimit ekonomik, Trepçës duhet t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, duhet te jetë një kopani konkurruese në tregjet e reja. Bordi që e ka zgjedhur Qeveria duhet të i zgjedh këto probleme”.
Këto janë ndryshimet që duhet pushteti aktual ti merr kundrejt ndërmarrjes “Trepça”, sipas ish-ministrit Mulaj.
“Rikonstruimi në aspektin organizativ të Trepçës të ketë strategji analizën e kapaciteteve mineraleve që posedon dhe tregjet ku mundën t’i shesin ato minerale. Të rregullohen përformanca menaxheriale”.