Kryeministri Albin Kurti dje nuk u takua me presidenti serb Aleksander Vuçiq. Ai emisarëve evropianë iu paraqiti këto tri kushte:
1. Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive.
2. Tërheqja e letrës së rezervimit e deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë e datës 13 dhjetor.
3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani ka thënë se kërkesat e Kurtit nuk ishin kushte, por premisa normale që duhet pasur një dialog për t’u zhvilluar normal.
Sipas tij, deri tani përfaqësuesit e Kosovës para 2020 vazhdonin të pretendonin se gjithçka është në rregull, duke e zhytur Kosovën në obligime, të cilat ishin të një-anshme, dhe të cilat vit-pas-viti e gërryenin shtetësinë e Kosovës!
Postimi i plotë:
Në të vërtetë nuk janë kushte, janë premisa normale për të pasur dialog... e si mundka të ndodhi një dialog kur njëra palë strehon grupin terrorist që sulmoi palën tjetër?! Çfarë dialogu është ai kur një marrëveshje e arritur injorohet dhe madje konsiderohet e abroguar nga njëra palë?!
Çfarë dialogu do të ndodhte sikur Kosova të vazhdonte sikur gjithçka është në rregull dhe sikur Serbia po sillet normal! Kështu ka ndodhur dikur, por nuk duhet të ndodhi më.
S'duhet harruar se janë nënshkruajtur nga dy herë dhjetëra marrëveshje, dhe përfaqësuesit e Kosovës para 2020 vazhdonin të pretendonin se gjithçka është në rregull. Nuk ishte në rregull pra!
U pa se kur Kosova filloi të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, strukturat e instaluara në komunat serbe, u urdhëruan nga Vuçiq të braktisnin institucionet.
Ja çfarë qe arritur pra në të kaluarën kur Serbia sillej me një shpërfillje ndaj obligimeve të Dialogut, kurse Kosova vazhdonte të sillej sikur gjithçka është në rregull! Një zgjatje e strukturave të Vuçiq brenda Kosovës.
Thjesht ndodhte një zhytje e vazhdueshme e Kosovës në obligime, të cilat ishin të një-anshme, dhe të cilat vit-pas-viti e gërryenin shtetësinë e Kosovës!