“Jeni akoma në administrim të huaj”, gazetari paralajmëron Kosovën: Kujdes nga ky shtet!

Aktuale

“Jeni akoma në administrim të huaj”, gazetari paralajmëron Kosovën: Kujdes nga ky shtet!

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 10:13
Ben Andoni

Gazetari Ben Andoni ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth takimit mes dy kryeministrave Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiçit.

Sipas tij mungon vullneti nga të dyja palët për të arritur marrëveshjen. Ai tha gjithashtu se për fat të keq Kosova është ende nën administrim të huaj e duhet të japë llogari dy herë në vit në Këshillin e sigurimit, gjë e cila sipas tij mund të përdoret nga Rusia për të treguar pengesat e shtet-formimit.

“Ka një problem që të dyja palët janë fajtore, ato kanë ngecur te dy nene. Te neni 4 Serbia është obliguar të mos pengojë Kosovën në asnjë përpjekje për anëtarësime e integrime, është edhe neni 7 që ka lidhje me asociacionin. Të dyja palët nuk kanë vullnet për ta bërë atë.

Serbia nga ana e saj e ka theksuar që jo thjesht nuk e njeh Kosovën, jo vetëm për gabimet e vazhdueshme të politikës kosovare, Kosova e ka tejkaluar rezolutën. Për fatin e keq, Kosova është akoma në administrim të huaj e dy herë në vit është e obliguar që të japë llogari në Këshillin e Sigurisë. Në këtë moment Rusia mund të shfrytëzojë të gjithë elementët për të treguar pengesat e shtet formimit”,-tha Andoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat