LDK-ja kërkon që Projektligji për KPK-në të kthehet në Komisionin e Venecias, VV-ja kundër

Aktuale

LDK-ja kërkon që Projektligji për KPK-në të kthehet në Komisionin e Venecias, VV-ja kundër

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:52
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka refuzuar kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës të kthehet të Komisioni i Venecias, ashtu siç ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian.

Kërkesa e deputetit të LDK-së është refuzuar me 47 vota kundër, 27 për dhe 4 abstenime.

“Ligjin për KPK e kam letrën e BE-së, ku shpreh shqetësimi që të rikthehet në Komisionin e Venecias që të shihet a i ka plotësuar kërkesat e tyre”, ka thënë Selmanaj.

Ndaj kërkesës së Selmanaj ka abstenuar edhe kryeparlamenari Glauk Konjufca, ndërsa është përkrahur vetëm nga partitë opozitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat