Ish-polici i Kosovës Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazhe.
Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Për këtë ka reaguar eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.
Ai ka thënë se ky rast duhet të hetohet në thellësi sepse ai perveç polic ka qenë anëtar i njësisë së intelegjecës, dhe ka pasur mundësi të arrijë deri informacionet të cilat mund cënojnë edhe sigurinë kombëtare.
Shkrimi i plotë:
Arrestimi i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksandar Vlajiç, në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh është tregues i fuqishëm i ndikimit të shërbimeve sekrete serbe, veçanërisht BIA-s.
I dyshuari Aleksandar Vlajić, duke qenë pjestarë i policisë së Kosovës e sidomos anëtar i njësisë së intelegjecës, ka pasur mundësi të arrijë deri informacionet të cilat mund cënojnë edhe sigurinë kombëtare.
Prokuroria e Republikës së Kosovës duhet zgjeroj hetimet për këtë rast, ngase duhet ndërmerrën veprime konkrete edhe për burimet që ka shfrytëzuar ky i pandehur si dhe për urdhënësit e tij.
Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, gjithashtu duhet ndërmarrin masat adekuate edhe për faktin se i dyshuari nuk është arrestuar deri më tani, e veçanërisht në kohën kur ka pasur mundësi t’i qaset informacioneve të ndjeshme. Po ashtu duhet hulumtuar se si ky person është pajisur me leje sigurie, apo cilat kanë qenë veprimet e DV të AKI për verifikim tē këtij të dyshuari.