Refuzimi i Ligjit për hetimin e pasurisë/ Qorrolli: Vendim i përçudshëm, që bie ndesh, jo vetëm me interesin publik, por edhe...

Aktuale

Refuzimi i Ligjit për hetimin e pasurisë/ Qorrolli: Vendim i përçudshëm, që bie ndesh, jo vetëm me interesin publik, por edhe...

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2024 Në ora: 12:24
Vigan Qorrolli

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar pas refuzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore nga Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se ky refuzim bie ndesh jo vetëm me interesin publik, por edhe me praktikat e etabluara të Komisionit të Venedikut.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues në tërësinë e tij, Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Rreth 485 ditë ju deshën Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim të përçudshëm, që bie ndesh, jo vetëm me interesin publik, por edhe me praktikat e etabluara të Komisionit të Venedikut. Madje, pesë gjyqtarë të kësaj Gjykate i paskan gjetë "behane" tërë Ligjit, e jo vetëm ndonjë dispozite të tij, siç ndodh zakonisht! Paçka se ky ligj është draftuar me kujdes nga grupe punuese profesioniste – në procedurë standarde që ndiqet me vite të tëra dhe duke pasur parasysh praktikat dhe udhëzuesit e Komisionit të Venedikut.

Motivi i Qeverisë në përgatitjen e këtij ligji është i qartë si loti: llogaridhënia për të gjithë ata që janë pasuruar – duke keqpërdorur pozitën publike dhe duke gërryer qesen e shtëpisë së përbashkët, që quhet Republika e Kosovës.

Nuk ka forcë apo interes që do na ndalë në realizimin e kontratës tonë me qytetarët e Republikës së Kosovës: për drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat