Dalin detaje të reja/ Aleksander Vlajiç kishte krijuar rrjet spiunazhi në Kosovë

Aktuale

Dalin detaje të reja/ Aleksander Vlajiç kishte krijuar rrjet spiunazhi në Kosovë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 12:53
Aleksander Vlajiç

Aleksandër Vlajiç, është personi i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ai është i dyshuar për spiunazhë në dëm të Republikës së Kosovës, dhe një gjë të tillë e ka bërë duke i dërguar informacione BIA-së.

Në gjurmë të tij ka rënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilët pas shumë hetimeve kanë zbuluar se i njëjti kishte krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, dhe të rekrutuarit e tij kanë qenë kryesisht qyetarë serb të cilët kanë punuar në orgnaizata ndërkombëtare në Kosovë, shkruan Dukagjini.

Aleksandar Vlajiç ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shefin e qendrës së BIA-s në Novi Pazar, Ratko Gajtanovic, të cilin e ka informuar në vazhdimësi për zhvillime të sigurisë në veriun e Kosovës.

Pos kësaj Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka zbuluar se Vlajiç ka zbuluar emrin e një zyrtari të AKI-së dhe e ka dërguar tek BIA, derisa një gjë të tillë e ka mësuar gjatë takimeve derisa ka qenë zyrtar i Policisë së Kosovës.

Aleksandër Vlajiç, ishte përjashtuar nga Polica e Kosovës. Media do të publikoj edhe informacionet të tjera që ndërlidhen me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat