Kurti nga Dragashi tregon si kaloi në Bruksel: Përgjithësisht mirë

Aktuale

Kurti nga Dragashi tregon si kaloi në Bruksel: Përgjithësisht mirë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 13:54
Albin Kurti

“Përgjithësisht mirë”.

Kjo ka qenë përgjigja e kryeministri, Albin Kurti, kur është pyetur nga gazetarët se si ka kaluar të mërkurën në Bruksel, ku pati takime vetëm me dy përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrellin e Miroslav Lajçakun por jo edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti është duke qëndruar në fshatin Kuk të Dragashit –  ku edhe bëri këtë deklarim – një ditë pas vërshimeve që përfshinë këtë vend,

Kurse, në Bruksel s’pati takim trepalësh, pasi Kurti ka vendosi tri kushte.

Këto kushte përfshijnë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, dorëzimin e kryekriminelit Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Siç e tha edhe vetë Borrell unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Bërnabiq, sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB- së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë është dorëzimi i Radojqitit autoriteteve të Kosovës”, ka deklaruar Kurti pas takimeve në Bruskel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat