Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë në regjionin e Gjakovës (1998-1999).
I dyshuari me inicialet, S.L u kap nga policia në Leposaviq nga një plan taktik i realizuar në bashkëpunim me AKI-në nën dyshimin se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
Të njëjtit i është bastisur shtëpia në Leposaviq ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore.
“Andaj, sot më 27.06.2024, Policia e Kosovës, konkretisht hetues nga Drejtoria për hetimin e krimeve të luftës (DHKL), në bashkëpunim me agjentë nga AKI dhe të mbështetur nga njësit policore të rendit të DRP Mitrovicë veri kanë realizuar një plan taktik me ç’rast në Leposaviq është ndalu dhe arrestuar i dyshuari m/s me iniciale (S.L.)”, thuhet në njoftimin e policisë.