“Trondit” Musliu: Nga ky person merrte urdhra Aleksandar Vlajiç – ja si funksionon

Aktuale

“Trondit” Musliu: Nga ky person merrte urdhra Aleksandar Vlajiç – ja si funksionon

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2024 Në ora: 14:51
Agim Musliu

Agim Musliu, njohës i sigurisë, ka paralajmëruar dëshmi tjera rreth arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, nën dyshimin për spiunazh.

Ai përmes një grafiti, ka ilustruar funksionimin e ish-policit dhe bashkëpunimin e tij me BIA-n serbe.

Muliu thotë se, ai ka pasur kontakte edhe me “kontakte edhe me OJQ serbe ne veri, pastaj me organizata ndërkombëtare në Kosovë, media”.

Postimi i plotë:

Prisni dëshmitë se tani do të zbërthehet se nje pjesë e OJQve serbe në Kosovë ka raportuar rrejshëm, duke shtrembëruar të vërtetën me udhëzime të BIA-s serbe.

Në këtë rast, siç dëshmon grafiku, agjenti rezistent serb që u arrestua mbrëmë Aleksandar Vlajic, duke marrë urdhra nga shefi i tij në Novi Pazar, Ratko Gajtanovic, ka pasur kontakte edhe me OJQ serbe ne veri, pastaj me organizata ndërkombëtare në Kosovë, media etj.

Image
Grafika e postuar nga Musliu
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat