Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, thotë se dje në Bruksel Borrell e Lajçak e kanë kuptuar se talljes me Kosovën i ka ardhur fundi.
Kraki përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se talljen me Kosovën e kishin adoptuar edhe disa turistë amerikanë me imunitet diplomatik.
“Fundi i talljes evropiane me Kosovën! Dje në Bruksel, Borell e Lajçak e kuptuan se talljes me Kosovën i kishte ardhe fundi. Talljen që ata e ngritën në strategji diplomatike duke përdorë dy standarde dhe duke e favorizuar shtetin e vetëm kërcënues në Ballkan.
Talljen e tyre me Kosovën, për një kohë, e adoptuan edhe disa turistë amerikanë me imunitet diplomatik të cilët me një shkurtpamësi brutale e sulmuan Kosovën, projektin e vetëm të suksesshëm me vulë amerikane prej 1945 deri sot”, ka shkruar Kraki.
Tutje, sipas tij, Kryeministri Kurti dje mbajti pozicionin që i duhej Kosovës, pozicion që secili politikan duhet ta mbështesë.
Postimi i plotë:
Fundi i talljes evropiane me Kosoven
Dje n’Bruksel Borell e Lajçak e kuptuan se talljes me Kosoven i kishte ardhe fundi.
Talljen qe ata e ngriten ne strategji diplomatike duke perdore dy standarde dhe duke e favorizuar shtetin e vetem kercenues n’Ballkan.
Talljen e tyre me Kosoven, per nje kohe, e adoptuan edhe disa turistë amerikanë me imunitet diplomatik te cilet me nje shkurtpamesi brutale e sulmuan Kosoven, projektin e vetem te suksesshem me vule amerikane prej 1945 deri sot.
Nuk mund te kete më dialog qe nuk bazohet mbi asnje tekst, mbi asnje marreveshje. Keta dudat e BE-se kane nje vit qe thone « Serbia e ka pranu marreveshjen » kur dihet fushes dhe çdo dite deshmohet e kunderta.
Prandaj, Kryeministri Kurti dje mbajti pozicionin qe i duhej Kosovës. Pozicion qe secili politikan duhet ta mbeshtese sepse ky pozicion i duhet edhe BE-se e Amerikes ne afat te gjate.
Pa u nenshkru zyrtarisht dhe solemnisht marreveshja bazike, Kosova nuk duhet ta beje më ASNJE hap, por te merret me veten dhe ta vazhdoje normalizimin e veriut.