Rezultate të “frikshme” nga sondazhi i ri, Rron Gjinovci befason me parashikimin për LVV-në!

Aktuale

Rezultate të “frikshme” nga sondazhi i ri, Rron Gjinovci befason me parashikimin për LVV-në!

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2024 Në ora: 16:29
Rron Gjinovci.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë forca e parë politike në vend, edhe sipas matjes së fundit të opinionit publik e kryer nga kompania “UBO Consulting”.

Në bazë të këtij sondazhi, LVV ka mbështetje prej 49.6 për qind.

E në lidhje me këto rezultate, ka reaguar analisti Rron Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Ai në një postim në Facebook, këto rezultate i cilësoi si të frikshme, duke ia shtuar edhe përqindjen e diasporës.

Postimi i plotë

49.6% po thotë sondazhi i fundit

Edhe nja 5% i rritë me popullizma të tipit hapja e urës në Mitrovicë, plus 5% diaspora... Miq tash po flasim për 60%. Kjo është e frikshme, e ju "mediat" dhe "gazetarët" vazhdoni se e shkatërrut komplet (vetën)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat