Kjo është arsyeja pse po ndodhin vërshime në Kosovë

Aktuale

Kjo është arsyeja pse po ndodhin vërshime në Kosovë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 16:45
Besim Aliu

Vërshimet e ditëve të fundit në vend, është diskutuar edhe gjatë ditës së sotme.

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka treguar shkakun se pse ka vërshime të tilla dhe reshje të mëdha të shiut.

“Kemi ndryshime shumë të larta klimatike, vetëm nëse e krahasojmë qershorin e këtij viti me atë të vitit 2023, kemi ndryshim të temperaturës mesatare për 4.8 gradë Celsius, po flas vetëm për qershor që janë për 4.8 gradë më të larta”.

“Mirëpo, janari dhe shkurti i këtij viti kanë qenë me temperatura bukur më të larta. Gjithë kjo energji e akumuluar në troposferë, ka ndikuar që ne t’i kemi këto reshje, stuhi dhe breshër, derisa të stabilizohet situata”, ka thënë Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat