Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, ka thënë se kushtëzimi i dialogut me kërkesa nuk është një potez i mirë nga ana e Kosovës.
Kjo pasi, sipas Zeqirajt, kërkesat janë dashur të jenë në dialog nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
“Ka qenë një dëshirë siç duket e Bashkimit Evropian që të hiqen sanksionet apo masat ndaj Kosovës, ka qenë raporti i Borrellit më 3 qershor, më pas takimi i komitetit politik për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, i cili po ashtu ka rekomanduar për heqjen e masave, dhe së fundmi të hënën ka qenë më 24 qershor, takimi i Këshillit për Politikë të Jashtme në nivel ministror ku njëjtë është kërkuar heqja e masave ndaj Kosovës”, tha Zeqiri në Info Magazine.
“Kushtëzimi i dialogut me kërkesa nga Kosova, nuk mendoj që është potez i mirë politik e diplomatik prej anës së Kosovës, këto kishin mundur të ishin pjesë e kërkesave të palës kosovare dhe kryeministrit Kurti në dialog, në takim”.