Gruda, PDK: Sulmet e pushtetit drejt Gjykatës Kushtetuese, të rrezikshme për demokracinë

Aktuale

Gruda, PDK: Sulmet e pushtetit drejt Gjykatës Kushtetuese, të rrezikshme për demokracinë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 19:36
Përparim Gruda

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual për sulmet nga Gjykatës Kushtetuese.

Gruda i ka vlerësuar të rrezikshme deklaratat e Qeverisë pas vendimit të Gjykatës për ligjin e Byrosë.

Ai thotë se nëse PDK do t’i dëgjoj sërish ligjet në Kushtetuese nëse nuk janë në përputhje me këtë institucion. “Sulmet ndaj Gjykatës nga pushteti janë të rrezikshme për demokracinë e vendit. Nëse e bëjnë ligjin e ri për Byronë shpresoj që do ta bëjnë në përputhje me standardet Kushtetuese, për sa kohë bëjnë ligje që Gjykata i shpall jo Kushtetuese, PDK do t’i çoj sërish”.

Gruda deklaron se është pritur rrëzimin i Ligjit për Byronë nga Kushtetuesja.

 “Ligji është bërë në shpërputhje me Kushtetutën, ka qenë e ditur nga fillimi se ai ligj do të dorëzohet. Është dështim i Qeverisë për me hartuar ligjin e duhur që e rregullon këtë problem”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat