Mirënjohës për këshillat e mençura, Kurti takon analistin Serwer
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim analistin Daniel Serwer, një diplomat dhe mik i madh i Kosovës.
“Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Kurti në X.
Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për analizat dhe këshillat e mençura të Serwer për çështje të rëndësishme me të cilat përballet Kosova dhe rajoni në tërësi.