“700 serbë përgatiten për të hyrë në Kosovë”, trondit eksperti: Vendi rrezikon shumë!

Aktuale

“700 serbë përgatiten për të hyrë në Kosovë”, trondit eksperti: Vendi rrezikon shumë!

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë mbështetjen e duhur të faktorit politik në vend.

Kështu u shpreh për emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i sigurisë së lartë, Bedri Elezi, i cili theksoi se edhe presidentja Vjosa Osmani i ka ftohur marrëdhëniet me Kurtin.

Zoti Kurti nuk është në pozicionin më të mirë me subjektin e tij politik. Vjosa Osmani ka ftohur marrëdhëniet e tij me kryeministrin që nënkupton se anëtarët e Listës Guxo që janë 6 deputetë, nuk do të jenë në mbështetje të Kurtit. Kemi edhe 9 deputetë të tjerë të cilët për shkak të Kodi Civil që Kurti ka dhënë mbështetje, nuk janë me Kurtin. Pra VV dhe Kurti nuk janë në pozicionin e duhur, nuk e kanë mbështetjen e duhur të faktorit politik në Kosovë dhe qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Elezi.

Ndalur te situata me Serbinë, ai bëri deklaratën e fortë ku tha se janë mbi 700 ushtarë serbë që po trajnohen për t’u futur në territorin e Kosovës.

“Serbët po organizohen ushtarakisht me dy baza të ndryshme mbi 700 serbë ushtrohen ushtarakisht që po trajnohen nga Serbia dhe Rusia për tu futur në territorin kosovar”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat