Në kohën e luftës 44 familje ishin distancuar nga familja e Maliq Shehollit, thuhet në një tekst të gazetës “Bujku”, i cili u shfaq në emisionin “Debat Plus”.
Në këtë tekst thuhet se 44 familjarë “në pajtim me anëtarët e familjeve, përgjithmonë distancohen nga veprimet e Maliq e Fatmir Shehollit”.
Arsyeja e këtij distancomi ishin dyshimet se të dy kanë qenë në shërbim të pushtuesit serb në kohën e luftës në Kosovë.
Për ta mbrojtur shefin e tij, reagoi Milazim Gashi, i cili tha se punon në organizatën Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike (IAMN), ku si drejtor shërben Fatmir Sheholli.
Kryetari i bordit të kësaj organizate, Milazim Gashi, tha se Fatmir Sheholli punon edhe për instanca shtetërore.
“Fatmir Sheholli është strukturë e shtetit të Kosovës, ai është bartës i informatave të caktuara, klasifikuara, e shfrytëzojmë atë në instancën e dijes së tij çka ka punu”, tha ai, ndërkohë që moderatori theksoi se ka informata që Sheholli nuk punon për AKI-në ashtu si pretendoi ai.