Analisti Lirim Gashi ka reaguar ashpër ndaj dy liderëve të partive opozitare, LDK dhe PDK.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se “lopëgjallizmi bashkëjeton shumë mirë me opozitën kosovare”.
Tutje, sipas tij Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi po të kishin tru do t’i ndanin 3 milionë euro nga buxhetet partiake , për t'i paguar Baton Stanishen, Borat Lapoçin, Lirim Mehmetajn, Leo Kërrshin e Qukit, Dardan Sekserin, Parim Kumullurin, Gargamel Hutin dhe Valon Olen, që të mos i mbrojnë kurrë më nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
“Lopëgjallizmi bashkëjeton shumë mirë me opozitën kosovare.
Po të kishin tru Lumirka dhe Memlucka, siç nuk kanë, do t'i ndanin 3 milionë euro nga buxhetet partiake, për t'i paguar Baton Stanishen, Borat Lapoçin, Lirim Mehmetajn, Leo Kërrshin e Qukit, Dardan Sekserin, Parim Kumullurin, Gargamel Hutin dhe Valon Olen, që të mos i mbrojnë kurrë më nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Sepse sa herë që i mbrojnë i largojnë 10 kilometra nga fitorja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka shkruar Gashi.